“Man City mund të jetë më i miri në Evropë për momentin, por do të shohim kur të vijnë ndeshjet” – Ancelotti komenton shortin e Ligës së Kampionëve

“Nuk kemi dhimbje stomaku” apo “nuk është hakmarrje, është çerekfinale ”, ishin disa nga frazat që Carlo Ancelotti lëshoi në konferencën për shtyp, duke hequr presionin nga lojtarët e tij pas shortit me Manchester Cityn.
Djemtë e Pep Guardiolës janë kampionët aktualë të Ligës së Kampionëve dhe Real Madridi është mbreti i kësaj gare, pra na presin dy ndeshje shumë të mëdha mes këtyre dy skuadrave.
"Më mirë se kurrë. Lider në kampionat, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, gati për të rikuperuar lojtarë si Courtois dhe Militao, pra pa lëndime dhe të uritur”.
"Man City është një rival që të gjithë e shohin si favorit, ata fituan vitin e kaluar. Është një ndeshje e vështirë, por ne kemi besimin për të bërë mirë. Të luajmë ndeshjen e dytë në Manchester nuk ka rëndësi për ne”.
“Ndeshja çerekfinale është e komplikuar në të gjithë historinë e Ligës së Kampionëve. Për ne dhe për ata. Ideja kur fillon Ligën e Kampionëve është të fitosh garën, nëse dëshiron të fitosh duhet të mundësh më të mirët”.
“Mund të jetë se (Man City) është më e mira në Evropë për momentin. Ne kemi të gjithë besimin e botës. Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, duhet të mposhtim Man Cityn", ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/





















































