Man City – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Manchester City dhe Liverpooli do të luajnë sot (e diel) në derbin e vlefshëm për javën e tetë në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Reds në derbin e zjarrtë që pritet të zhvillohet në stadiumin Etihad me fillim nga ora 17:30.
Ekipi i Pep Guardiolas e ka nisur me formë të luhatshme këtë sezon dhe synon fitore në këtë derbi për ta rritur moralin dhe për t’u ngjitur në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Klopp është në formë të lartë dhe e ndanë pozitën e parë me Southamptonin, ndërsa synon rezultat nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe pse kanë mungesa të mëdha.

Nga
Telegrafi
08/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































