Manchester City dhe Liverpool do të ballafaqohen nesër (e shtunë), në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

“Qytetarët” momentalisht gjenden në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier me 28 pikë të grumbulluara, një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë që ka 27 sosh.


Në gjashtë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Liverpooli ka bilanc më pozitiv me tri fitore kundrejt dy të Manchester Cityt, teksa një takim ka përfunduar me barazim.

17/12/2023 18:54

65' Liverpooli i afrohet golit me një gjuajtje te Alexandre Arnold, por për fat të Man Utd, topi shkon ngjitur me shtyllën.

25/11/2023 17:06-Klopp konfirmon lëndimet e Jotas dhe Alisson pas sfidës ndaj Manchester Cityt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se lëndimet e Diogo Jotas dhe Alisson Becker kanë hedhur një ‘hije’ mbi barazimin e tyre me rezultat 1-1 ndaj Manchester Cityt.

Goli i Alexander-Arnold barazoi shifrat në takimin e luajtur në “Etihad” pasi paraprakisht Haaland kishtë shënuar në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë “Qytetarëve”.

Të besuarit e Guardiolës kishin në pjesën më të madhe të kohës posedimin e topit dhe rastet ishin në anën e tyre, andaj “Të Kuqtë” duhet të ndahen të kënaqur me një pikë nga kjo përballje.

Lexo lajmin e plotë...

25/11/2023 16:16-Guardiola debatoi ‘ashpër’ me Nunez pas përfundimit të ndeshjes

Pep Guardiola dhe Darwin Nunez u përfshinë në një diskutim të nxehtë pas përfundimit të sfidës mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Liverpooli udhëtoi për në Mançester të shtunën në përpjekje për të siguruar një fitore që do t’i dërgonte ata në krye të tabelës në Ligën Premier.

25 minutat e parë ishin të qetë deri në momentin kur një gabim i Alisson e lejoi Nathan Aken të dhurojë një asistim për Haaland dhe norvegjezi shënoi për t’i dhënë Cityt epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë.

Lexo lajmin e plotë...

25/11/2023 16:03-Man City 1-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Manchester City dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Qytetarët dhe Reds kanë ndarë pikët në një ndeshje të fortë të zhvilluar në Etihad Stadium.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Erling Haaland (27’) për vendasit dhe Tretn Alexander-Arnold (80’) për mysafirët.

Lexo lajmin e plotë...

25/11/2023 15:27-Mbyllet derbi mes Cityt dhe Liverpoolit

Manchester City dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Qytetarët dhe Reds kanë ndarë pikët në një ndeshje të fortë të zhvilluar në Etihad Stadium.

Lajmi i plotë

25/11/2023 15:25

90+7' Haaland afër golit të fitores, por goditja me portë shkon ngjit me shtyllën.

25/11/2023 15:21

Tetë minuta lojë shtesë.

25/11/2023 15:10-Alexander-Arnold barazon rezultatin ndaj Cityt me një gol të bukur

Liverpooli ka gjetur golin e barazimit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Është mbrojtësi anësor, Trent Alexander-Arndold, i cili ka shënuar një gol të bukur për barazimin 1-1.

Lajmi i plotë

25/11/2023 15:06

79' Haaland afër golit të dytë, por Alisson bën mrekulli me pritjen e tij.

25/11/2023 14:55

68' City gjen golin e dytë me Ruben Dias, por goli anulohet shkaku i një fauli në portierin Alisson Becker.

25/11/2023 14:52

65' City afër golit, por goditja e Rodrit devijohet në këndore.

25/11/2023 14:40

52' Alvarez shpërdoron një mundësi të mirë, gjuan mbi portë pas asistimit të Dokut.

25/11/2023 14:33

46' Fillon pjesa e dytë. Lojtarët e Liverpoolit nisin topin nga mesi i fushës.

25/11/2023 14:17-Mbyllet pjesa e parë

Manchester City ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Erling Haaland e ka shënuar golin e vetëm në minutën e 27-të pas asistimit të Nathan Ake.

25/11/2023 14:15

44' Phil Foden me një goditje të fortë jashtë zonës, por Alisson e pret me vështirësi.

25/11/2023 14:12

42' City me një kundërsulm të rrezikshëm, por Julian Alvarez nuk shfrytëzon në fund pasimin e Jeremy Dokut.

25/11/2023 14:07

36' Nunez merr një pasim të saktë brenda zonës, por gjuaj jashtë nga afërsia.

25/11/2023 14:01-Haaland kalon Cityn në epërsi ndaj Liverpoolit në derbin e javës

Manchester City ka gjetur golin e epërsisë ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.

Është sulmuesi i përhershëm, Erling Haaland, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Lajmi i plotë

25/11/2023 13:48

16' Ederson bën një pritje fantastike, duke ndalur goditjen me kokë të Darwin Nunez.

25/11/2023 13:47

11' Phil Foden dërgon një kërcnim drejt portës, por portieri Alisson është aty për ta ndaluar atë.

25/11/2023 13:30

1' Fillon ndeshja. Lojtarët e Cityt nisin topin nga mesi i fushës

25/11/2023 12:36-Formacionet zyrtare të derbit të javës: Man City dhe Liverpooli luajnë vetëm për fitore

Manchester City dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Reds në derbin e javës në Ligën Premier, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në Etihad Stadium me fillim nga ora 13:30.

Lajmi i plotë

25/11/2023 11:42-Disa supergola nga përballjet mes Man Cityt dhe Liverpoolit

Përballjet mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt kanë dhuruar shumë emocione në dekadën e fundit.

Më poshtë keni disa supergola nga derbit mes këtyre dy ekipeve.

25/11/2023 11:08-Guardiola i bëri të gjithë të qeshin duke shqiptuar mbiemrin e yllit të Liverpoolit dhe futbollisti u përgjigj

Manchester City dhe Liverpool do të luajnë sot (e shtunë) një derbi të madh në Ligën Premier në Etihad Stadium dhe tifozët e futbollit janë bërë të qeshin nga gafa e Pep Guardiolës në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Duke folur për lojtarët më të mirë të Reds, Guardiola fillimisht përmendi Mohamed Salah, e më pas donte të thoshte se atje tani janë hungarezi Dominik Szoboszlai dhe holandezi Ryan Gravenberch.

Por, trajneri i Cityt nuk mundi të shqiptonte mbiemrat e tyre dhe u bë objekt shakaje në rrjetet sociale.

Lajmi i plotë

25/11/2023 10:43-Man City – Liverpool: Formacionet e mundshme, statistikat kyçe, situata me lëndime dhe parashikimi

Manchester City do të presë Liverpoolin në “Etihad” sot (e shtunë), duke kërkuar të rrisë epërsinë në krye të tabelës.

Liverpool është vetëm një pikë larg liderit të Ligës Premier, Manchester Cityt dhe ata do të kërkojnë të ngjiten në krye të tabelës me një fitore.

Të dyja ekipet kanë kualitet të jashtëzakonshëm andaj pritet që të zhvillohet një ndeshje e ashpër.

Liverpool ka bërë mirë kundër Manchester Cityt kohët e fundit dhe është i pamposhtur në katër nga gjashtë takimet e fundit kundër kampionëve në fuqi. Kjo ka të ngjarë të jetë një garë e barabartë në formën aktuale dhe do të jetë interesante të shihet se kush do të dalë në krye në fund të takimit.

Lajmi i plotë 

24/11/2023 19:29-Situata me lëndime te Man City dhe Liverpool

Të dy ekipet po hasin në probleme të shumta me lëndime, ku do të ketë disa mungesa të lojtarëve në të dyja kampet.

Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e John Stones, Kevin De Bruyne, Sergio Gomez dhe Mateo Kovacic.

Në anën tjetër Jurgen Klopp në ato të Thiago Alcantaras, Andy Robertson dhe Stefan Bajcetic.

24/11/2023 18:42-Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na bën ekip më të mirë dhe na shtyen të punojmë më shumë

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se rivaliteti që kanë me Manchester Cityn në Ligën Premier, e bën skuadrën e tij më të mirë dhe i shtyen ata të punojnë më shumë.

Ylli egjiptian tha për uebsajtin zyrtar të klubit se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë gjithmonë se dikush është duke pritur që ata të humbasin një ndeshje.

“Na bën neve një ekip më të mirë, na bën lojtar më të mirë dhe jam i sigurtë se edhe trajnerin e bën një trajner më të mirë gjithashtu”, ka thënë Salah.

Lexo lajmin e plotë...

24/11/2023 17:42-“Ai më bën mua një trajner më të mirë” – Guardiola flet për homologun e tij Jurgen Klopp para përballjes me Liverpoolin

Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin nesër (e shtunë), mes të tjerash është ndalur për të folur për homologun e tij, Jurgen Klopp.

Të besuarit e Guardiolës janë lider të tabelës në elitën e futbollit anglez me 28 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, ndërkohë Liverpool me 27 pikë po i qëndrojnë si ‘hije’ në garën për titull të kampionit.

Lexo lajmin e plotë...

24/11/2023 17:41-Jurgen Klopp flet para takimit me Man Cityn: E shtuna ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të fortë në vitet e fundit

Jurgen Klopp ka folur para mediave në një konferencë për shtyp para përballjes me Manchester Cityn në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier. Dy ekipet e para në tabelë do të takohen në “Etihad” nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:30.

“Të Kuqtë” hyjnë në këtë përballje pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit para pushimit me kombëtare.

Ata janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në ligë dhe e kanë mundësinë të kalojnë në krye të tabelës në rast fitoreje.

Lexo lajmin e plotë...

24/11/2023 17:37-Guardiola tregon se çfarë do të bëjë nëse City dënohet për shkelje të rregullave financiare

Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë do të bëjë në rast se Manchester City dënohet për shkelje të rregullave të Fair-play financiar.

Javën e kaluar, u konfirmua se Evertoni është dënuar me heqje të dhjetë pikëve në Ligën Premier pikërisht për shkak të thyerjes së këtyre rregullave.

Që kur u konfirmua dënimi i Evertonit, vëmendja ka kaluar te dënimi i mundshëm i Cityt pasi u raportua se klubi është nën hetim për gjoja shkeljen e rregullave financiare gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh.

Lexo lajmin e plotë...