"Fëmija im më bërtet 'mami e keqe', kur është i mërzitur me mua. Si duhet të reagoj?"
Në kohën kur fëmija arrin moshën shkollore, me siguri që ka më shumë kontroll të zemërimit të tij dhe duhet të veprojë më mirë se më parë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai është përsëri i ndjeshëm, veçanërisht ndaj ‘padrejtësive’ që i bëhen. (“Pse UNË duhet të shkoj të fle kur mami qëndron zgjuar deri në orën 10? Mami e keqe, të urrej!”).
Kur ndodh kjo, ai ka nevojë për ndihmën tuaj që të deshifrojë ndjenjat e tij dhe t’i menaxhojë ato.
Kur fëmijët tuaj 4-6, vjeç ju thonë ‘Mami e keqe!’ mos u nxitoni ti thoni që ‘Ti nuk mendon vërtet kështu’, as mos u tundoni t’i thoni që ‘Epo unë të kam xhan, se ti je shume i mirë’.
Ju do ta bënit atë të ndihej i turpëruar. Më mirë përdorni këtë shprehje; ‘Dukesh shumë i zemëruar. Paske shumë dëshirë të rrish edhe pak zgjuar.’
Në këtë moshë ju mund t’i dëgjoni të thonë: ‘Ti asnjëherë nuk më lë të qëndroj deri vonë!’ ose ‘Ti gjithnjë më çon në shtrat në kohën kur flenë bebet!’.
Në vend që t’ia ktheni me zemërim ju mund të vazhdoni ta ndihmoni që ti artikulojë ndjenjat e tij: ‘Ti do të doje të qëndroje edhe pak zgjuar. Është e vështirë të shkosh në shtrat duke e ditur që edhe fëmijët e tjerë janë ende zgjuar’.
Më pas, vendosni limitet tuaja dhe ndihmojeni të eksplorojë opsionet brenda kufijve të tij: ‘Në ditët e shkollës, koha jote e gjumit është ora tetë- ndryshe nuk do të ndihesh i çlodhur në mëngjes. Por ti mund të lexosh një libër në krevat për pak kohë. Si të duket si ide?
Edhe pse sjellja verbale e fëmijës tuaj mund t’ju duket pak lënduese, përpiquni të mos e merrni personalisht. Mbi të gjitha, ai thjesht kopjon çfarë dëgjon që thonë të tjerët në situate të tjera. Ai përkthen emocionet e forta në fjalë të thjeshta të cilat i ka dëgjuar nga të rriturit:
‘E urrej të pres në stacion të autobusit’ ose ‘E urrej kur bie telefoni ndërsa po darkojmë’.
Prandaj, kujdes kur shprehni emocionet tuaja përpara fëmijës. Kujtoni që sjellja e fëmijës tuaj është normale dhe në asnjë mënyrë nuk tregon atë që ai ndjen vërtet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë