Paolo Maldini ka zbuluar se Milani ishte i interesuar të nënshkruante me Hirving Lozano, por ndryshimi i formacionet të tyre në 4-3-1-2 i pa ata të shikojnë mundësi tjera.

Lozano përfundoi transferimin te Napoli në fund të muajit gushtit, por Maldini pretendon se ish-sulmuesi i PSV mund të kishte kaluar te Milani nëse Marco Giampaolo nuk do të ishte trajneri i tyre.


"Ne e shikuam atë dhe menduam ta blejmë atë", ka thënë fillimisht Maldini për TUDN.

"Ne biseduam me agjentin e tij [Raiola], por në fund pati një problem në lidhje me pozicionin e tij në fushë".

"Ne kemi luajtur në sezonin e kaluar 4-3-3, formacioni i përsosur për të, por tani luajmë në një mënyrë tjetër".

Lozano vs Juventus Lozano shënoi në debutim ndaj Juventusit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Ai ishte një opsion për ne gjatë verës, por ai mori vendimin për të shkuar në një klub tjetër të madh siç është Napoli, dhe faktori i punës me Ancelottin, i cili është një maestro, e ndihmon atë të luajë në pozicionin e tij më të mirë dhe natyror", përfundoi drejtori i Milanit.

Kuqezinjtë sollën një tjetër sulmues gjatë verës - Rafael Leao nga Lille për rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app