Prokuroria Themelore në Prishtinë në prill të vitit 2016 ka ngritur aktakuzë kundër Enver Avdullahut, Rrahim Sallahut, Fatlum Abazit dhe Bujar Avdullahut, nën dyshimin se duke shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës 2011-2015, i kishin dhënë atij borxh shuma të ndryshme të parave dhe mjeteve motorike, në të cilat shuma edhe kishin marrë fajde.
Ky rast ishte ndarë për ta trajtuar tek gjykatësi Naser Foniqi. Që nga shkurti 2018, gjykatësi Foniqi nuk e ka caktuar asnjë seancë lidhur me këtë rast. Arsyetim për këtë është marrë fakti se njëri nga të akuzuarit nuk ka deponuar kërkesën për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike dhe ngarkesa me lëndë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Që nga seanca e fundit e mbajtur me 2 shkurt 2018 e deri më tash kanë kaluar mbi gati 5 vjet. Në atë seancë të akuzuarit për fajde ishin deklaruar të pafajshëm.
Kjo mënyrë e veprimit të gjykatësit nuk është e bazuar në ligj dhe as në praktikë, sipas Lavdim Makshanës, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi. Në bindjen e tij, ky veprim i gjykatësit paraqet skandal në vete derisa arsyetimi i tij është banal.
“Kodi i Procedurës Penale i ka dhënë të drejtë të pandehurit për të paraqitur kërkesë për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike. Në rastin konkret, gjyqtari ka thënë se i ka aprovuar një të drejtë, e cila veçse është e garantuar me ligj. Por, edhe sikur të abstrahohet ky fakt, dhe të themi se me këtë gjyqtari e ka nënkuptuar se të pandehurin do ta pres deri në seancën e radhës që të paraqes këtë kërkesë, është e pakuptueshme që gjyqtari ta pres dikend afro 5 vite për të sjellë një kërkesë dhe mos ta caktojë seancën, përkundër faktin se Kodi i Procedurës Penale përcakton se i gjithë gjykimi duhet të përfundojë më së gjati brenda 150 ditëve. Në këtë rast, bëhet fjalë për një kërkesë e cila shkon në drejtim të interesit të të pandehurit, nëse i pandehuri dëshiron ta bëjë këtë, dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj pengese procedurale për vazhdimin e procedurës penale”, ka thënë Makshana.
Sipas hulumtuesit Makshana as arsyetimi se ka pasur ngarkesë me lëndë nuk është i qëndrueshëm në këtë rast për gjykatësin Foniqi, i cili sipas hulumtimit, rezulton se ka trajtuar lëndë më të reja sesa kjo aktakuzë.
“Fillimisht, e kemi parasysh se numri i madh i lëndëve në punë ndoshta pamundëson trajtimin e rasteve brenda afateve të përcaktuara me ligj. Por, në rastin konkret, ky fakt nuk mund të merret parasysh. Po flasim për një aktakuzë e cila është ngritur në vitin 2016 dhe e cila do duhet të trajtohej deri më tash, edhe duke pasur parasysh ngarkesën me lëndë. Gjykatësi në fjalë është duke trajtuar raste sipas aktakuzave të ngritura në maj të vitit 2019 apo edhe në mars të vitit 2021, ndërsa nuk ka trajtuar aktakuzën e ngritur në vitin 2016. Kështu, nuk e di për çfarë bëhet fjalë, por nuk do duhej të përdorej ngarkesa me lëndë si arsyetim për mos trajtim të një lëndë të vitit 2016, përderisa janë trajtuar lëndë më të reja, përfshirë edhe të vitit 2021”, është shprehur ai.
Sipas Makshanës, për situata analoge ku mos veprimi kishte qenë për një periudhë edhe më të shkurtër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës një gjykatësi i kishte shqiptuar masë disiplinore. Sipas tij, nëse merret parasysh kjo praktikë e ndërtuar nga KGJK, gjyqtari në fjalë qartazi ka kryer shkelje disiplinore.
“Betimi për Drejtësi” me 14 nëntor 2022 i ka dërguar pyetje gjyqtarit Naser Foniqi, i cili është pyetur në detaje në lidhje me veprimet e tij në këtë lëndë. Si nëse duhet të pritur pafundësisht të pandehurin për t’i dhënë mundësinë për të caktuar mbrojtësin, si e arsyeton faktin se ka pritur 5 vjet për të caktuar seancë, si arsyetohet fakti se ka trajtuar lëndë edhe me të reja dhe nuk ka trajtuar një aktakuzë të ngritur në vitin 2016 dhe nëse me këto veprime ka kryer shkelje disiplinore sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe precedentin e ndërtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Në të gjitha këto pyetje, gjykatësi Naser Foniqi është përgjigjur shkurt me shkrim.
“E nderuar, ju lutem ma sjellni vendimin e menaxhmentit të Gjykatës për qasje në lëndë e pastaj unë menjëherë do ua jap informacionin që ju po e kërkoni”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova