Vladimir Putini është detyruar të fut në përdorim pothuajse gjysmën e tankeve të tij të vjetra dhe automjeteve të blinduara nga një depo e madhe siberiane, pasi pësoi humbje të mëdha në Ukrainë.

Rreth 1,570 makina luftarake të ndryshkura janë zhvendosur nga deponia në Siberi, dhe janë rikthyer në shërbim për luftën e presidentit rus kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.


1 14

Më shumë se 40 përqind e 3,840 tankeve dhe automjeteve ushtarake të paraqitura në fotografitë satelitore nga Google Earth në depon e pajisjeve ushtarake në Vagzhanovo para luftës, pretendohet se tani janë nxjerrë jashtë.

2 8

Pamjet tregojnë tanke të vjetëruara të ripërdorura nga vendet e magazinimit si Vagzhanovo - prej të cilave ka disa në të gjithë Rusinë - duke u zhvendosur në zonën e luftës me tren ushtarak.

3 12

Përdorimi i makinerisë së epokës sovjetike është një shenjë e dëshpërimit të Putinit, por edhe e llogaritjes së gabuar se burimet ekzistuese do të plotësonin nevojat e tij të luftës.

4 6

Të dhënat për bazën ushtarake janë marrë nga edicioni rus i The Moscow Times nga blogjet e fotografëve dhe udhëtarëve.

5 8

Pas tetë muajsh të luftës në nëntor 2022, rreth 2,600 automjete të blinduara mbetën në bazë, dhe deri në maj 2023 ky numër kishte rënë në 2,270. /Telegrafi/

6 4

7 3