Ndalimi nga ndonjë prej këtyre makinave, nuk do ishte aq stresues
Departamenti policor në Japoni, është përkushtuar të zgjedhë makina praktike dhe të fuqishme, për këtë profesion shumë të rrëndësishëm, transmeton Telegrafi.
Policia japoneze ka treguar edhe anën tjetër, me disa makina shumë të avancuara dhe me dukje të mirë, që përdoren për kontrolle në zonat më të frekuentuara. Shumica e këtyre makinave, që konsiderohen se me to mund të patrullohet me shumë stil, shfrytëzohen që të kontrollohen garat me vetura.
Nissan R34 Skyline GT-R
Policisë në Tochigi, i kanë dhënë këtë makinë të fuqishme, që më vonë e quajtën edhe si Godzilla. Ishte destinuar, që të mbrohet rendi dhe qetësia si dhe të parandalohej ndonjë aksident. Shumë njerëz që ndalojnë të fotografohen me të, rrezikojnë të shkaktojnë ndonjë aksident pa dashje.
Honda NSX
Si ndjekës për rrugë të gjata, NSX mund të jetë shumë i dobishëm. Kjo makinë që nuk është aq e etur për benzinë, mund të qëndrojë në detyrë derisa të mos shfaqet edhe ndonjë njësit tjetër, apo helikopteri. Në këtë formë, bëhet version japonez i Audi R8 apo McLaren. Ky NSX është dhuruar nga Honda policisë në Tochigi, që të ndjekë garat ilegale me vetura.
Mazda RX-7
Modeli RX-7 është zgjedhur nga policia në Hiroshima, Kyoto, Niigata dhe Tochigi, si makinë alternative, për ndjekje më të kualifikuar.
Subaru Impreza WRX STi
Sigurisht policët kanë konflikte, se kush do ta merr këtë Impreza për patrullim, derisa të tjerët hezitojnë të shfrytëzojnë makinat e zakonshme. Në anën tjetër, mendohet se ata që e shfrytëzojnë këtë makinë sportive, duhet të bëjnë kujdes të shtuar, përndryshe duhet të kompenzojnë ndonjë dëmtim të mundshëm.
Nissan R33 Skyline
Shfrytëzimi i një R33 për nevoja policore, është shumë i rrallë. Kjo për faktin, se janë vetëm pak makina të tilla në treg, derisa ky është me katër dyer që ndalimi dhe shoqërimi i mundshëm të bëhet me më shumë lehtësi.
Nissan 350Z Nismo
Janë tre Nissan 350Z Nismo, të cilat i përdorë policia në Tokio të Japonisë. Megjithëse është një veturë shumë e shpejtë për ndjekje, dy pytje rreth saj janë të pashmangshme. Ku vendoset përsoni që arrestohet, si dhe sa ia ndalon aerodinamikën drita horizontale e vënë sipër.
Mitsubishi 3000GT
Sistem i tërheqjes me të gjitha rrotat, kontroll me timon në të gjitha rrotat, motor turbo dysh si dhe pezullim aktiv. Të gjitha janë në nivelin më të lakmueshëm, por përdorja e 3000 GT për nevoja policore, konsiderohet si një shpenzim i konsiderueshëm.
Mitsubishi Gallant VR4
Ishte krijuar për një grup garish, mirëpo Gallant VR4 nuk iu përshtat as shumë këtyre kërkesave, andaj u përdor nga Mitsubishi për disa testime. Atë e kërkoi departamenti policor në Ibaraki të Japonisë, të cilët i shfrytëzojnë disa makinë të tilla. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë i zë për 5.7 sekonda, derisa mund të lëvizë me më shumë se 200 kilometra në orë. Duket si makinë shumë e përshtatshme përnevojat policore, si dhe përfundimin e tyre me shumë sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Zgjedhin gratë, këta janë finalistët për Veturën e Vitit 2025
BMW X8 po vjen!
Volkswagen ndalon së prodhuari Polo në Evropë
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike
Mercedes tregoi se sa të sigurta janë modelet e tij elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025