LAJMI I FUNDIT:

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Makina tip “Range Rover” që u përdor në atentatin me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër, rezulton e vjedhur në Durrës.

Policia ka mundur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes numrit të mbetur në shasinë e mjetit që u gjet i shkrumbuar terësisht në fshatin Golem të Shkodrës, sëbashku me dy automatikë të përdorur në ngjarje.


Ky informacion ka zgjeruar hetimin e policisë dhe prokurorisë se Shkodrës, që po kryejnë veprime për të kuptuar nëse autorët e vjedhjes së automjetit kanë lidhje me ata të vrasjes.

Hetuesit po vijojnë gjithashtu kërkimet për këtë person që shfaqet në vendin e ngjarjes pranë trupave të viktimave Hamza Lici e Arlind Bushati.  Ai dyshohet se ka qenë në makinë me viktimat, por nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” me targa korate që u qëllua me 30 plumba nga atentatorët.

Grupi hetimor është në pritje të rikuperimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave rezultuan të koduara. Administrimi i tyre do ndihmonte hetuesit për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve, që dyshohet se kanë qenë për disa minuta në ndjekje të viktimave dhe i qëlluan për 300 metra në ecje.

Deri në këtë fazë, hakmarrja është pista kryesore e hetimit, për zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe kalimtares Flutura Basha dhe la të plagosur bashkëshortin e kësaj të fundit./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori