Nivel i lartë arti, një një makinë nga linja 7 Series që lansohet këtë vit
Gjatë vitit 1945, BMW e ka lansuar makinën e parë artistike, e cila është përfunduar nga skulptori Alexander Calder, që ishte një CLS me 3.0 litra, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, janë bërë 45 vite që kur BMW nuk ndalon së lansuari makina artistike, që janë bërë shumë të popullarizuara dhe të kërkuara nga koleksionuesit.
Vitin e fundit, kjo linjë prodhimi, është kujdesur që një i8 të përfundohet sa më mirë nga artisti Khaled, që e ka ilustruar një makinë për festivalin Coachella.
Këtë vit, është punuar BMW Brazil i bazuar në një hibrid nga 7 Series, i përfunduar nga fotografi me bazë në Sao Paolo, Gabriel Wickbord.
Dukjen e kësaj makine, mund ta shohin nga afër për afro një muaj me radhë, në një lokal në Brazil, krahas disa makinave tjera të ilustruara nga i njëjti artist.
Brenda makinës që duke sikur është mbuluar me shkëndija të ndezura, është motori me 3.0 litra që prodhon 389 kuaj fuqi, ndërsa ka autonomi deri në 25 kilometra. /Telegrafi/