makazze, energjia pozitive e Na’Vi: iM tregon se si ylli kosovar ka ndryshuar atmosferën në ekip

Natus Vincere mbërrin në StarLadder Budapest Major duke kërkuar këndelljen pas një performancë zhgënjyese në IEM Chengdu.
Ekipi dukej në një trend pozitiv pas fitores së titullit të parë në pothuaj një vit te StarLadder StarSeries Fall, arritjes së playoff-it në ESL Pro League, megjithatë, pas humbjeve ndaj Astralis dhe HEROIC në Kinë, momentumi i tyre u ndërpre.
Mihai "iM" Ivan foli gjatë për adaptimin në role të reja, si po ndihmon Drin "makazze" Shaqirin të përshtatet me disa nga rolet e tij të mëparshme dhe si po punon për të gjetur një ekuilibër me dy lojtarët agresivë në ekip.
“Është shumë mirë të kesh agresivitet në ekip, por duhet edhe ekuilibër, sepse, për shembull, në një rund nëse ai është agresiv dhe bën disa gjëra, unë nuk mund të jem agresiv në të njëjtën kohë në një pjesë tjetër të hartës. Thjesht po mundohemi të gjejmë këtë balancë dhe gjithashtu po mundohemi ta ndihmojmë atë”.
iM tutje ka folur për atmosferën brenda ekipit të Na’Vi, veçanërisht për makazzen të cilin e përshkroi si një djalosh shumë pozitiv.
“Përveç CS-it, nuk jam i sigurt nëse të gjithë, apo edhe ju, shikoni vlog-et tona, por unë qesh shumë me të. Para ndeshjeve, nuk kam qeshur kurrë kaq shumë si me këtë djalë”.
“Bën shaka me gjëra të parëndësishme, pastaj tallet për diçka, ulërin, nuk e di. E shikoj dhe qesh”.
“Jam i sigurt që kjo gjendje pozitive që ai sjell jashtë lojës ndikon edhe brenda ekipit, ndërsa brenda lojës, ai është pothuaj e kundërta”.

“Ai është më agresiv, le ta themi, sepse duhet të jetë agresiv, por mund të qetësohet dhe të mendojë pak për hapat e tij të ardhshëm”.
“Siç ndodh, ai vret një kundërshtar dhe nuk sulmon menjëherë. E ka bërë këtë edhe më parë dhe tani po mëson që ndonjëherë duhet të shtypësh frenat”, ka thënë iM./Telegrafi/



iM dhe makazze 















































