LAJMI I FUNDIT:

Majlinda po i inspiron xhudistet nëpër botë

Majlinda po i inspiron xhudistet nëpër botë
Majlinda Kelmendi at her Dojo, Ippon Judo Club, in Peja, Kosovo.

Stërvitja për disa ditë me Majlinda Kelmendin ka qenë pikë kthese në karrierën e xhudistes së re çeke, Renata Zachova. Zachova 15-vjeçare të shtunën fitoi Kupën Evropiane për kadete që u mbajt në Teplice të Çekisë.

Ajo doli e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, kategori në të cilën garon edhe kampionia kosovare, Majlinda Kelmendi, përcjell Koha Ditore. Për Renata Zachovan ky ishte suksesi më i madh në karrierën e deritashme.

Ajo në fund të janarit së bashku me xhudistë tjerë të klubit çek Olomouc qëndroi për stërvitje në Pejë, te klubi “Ippon”. Gjatë qëndrimit në Pejë pati rastin të stërvitet së bashku me kampionet kosovare, por edhe me trajnerin Driton Kuka.


Zachova është çekja e parë që ka fituar medalje të artë në turneun e Teplices.

“Vitin e kaluar u mposhta në raundin e dytë dhe vendosa të ndryshoj diçka. I premtova vetes se vitin tjetër do të paraqitem shumë më mirë. Vendosa së bashku me trajnerin që të përmirësoj stërvitjen time. Trajneri Jiri Stepan ka kontribut të madh në këtë medalje. Në janar ai aranzhoi një kamp stërvitor për mua në Kosovë, ku unë kisha mundësinë që të ushtroja për më shumë se një javë me idhullin tim, Majlinda Kelmendi, kampionen e dyfishtë të botës në kategorinë time”, ka thënë Zachova për sajtin zyrtar të Federatës Evropiane të Xhudos.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori