LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi viziton edhe shkollat e Prizrenit

Majlinda Kelmendi viziton edhe shkollat e Prizrenit

Në vazhdimin e aktiviteteve për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit tek fëmijët, Majlinda Kelmendi e përkrahur nga Albaqeramika ka vizituar të enjten dy shkolla të Prizrenit.

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” dhe “Emin Duraku” ishin tejet të entuziazmuar për takimin me Majlindën. Ata nuk ndalonin së brohorituri emrin e saj. Gjithashtu fëmijët kishin përgatitur shumë pyetje interesante rreth suksesit të saj në xhudo sidomos sportistët e këtyre shkollave.

Majlinda u tregua shumë e gatshme për tu përgjigjur pyetjeve të nxënësve. Ajo iu drejtua disa herë nxënësve që të merren me çfarëdo sporti ngase sporti ndikon pozitivisht në fizikun dhe mendjen e tyre.

Këto vizita u sponsorizuan nga kompania lidere në tregun e qeramikës dhe sanitarisë ALBAQeramika, e cila është edhe sponsore e kampiones kosovare. Driton Kuka- trajneri i Majlindës ishte po aç i emocionuar nga pritja dhe përshëndetjet që i
bënë afër 5000 mijë nxënës. “Unë dhe Majlinda jemi tejet të emocionuar nga mikpritja e nxënësve.


Ne falënderojmë ALBAQeramikën për këtë iniciativë të qëlluar. Majlinda pati
rastin që drejtpërdrejtë të ju flas nxënësve për xhudon jo vetëm si sport por edhe si mënyrë të jetesës”.

Fisnik Deçani, partner menaxhues në ALBAQeramika falënderoi Majlindën për
gatishmërinë e saj për të kontribuar në edukimin e fëmijëve dhe premtoi se do të
organizojnë ngjarje të tilla edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo, dhe pritet që ta fitojë medaljen e parë olimpike në emër të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike në Brazil në vitin e ardhshëm.

majlinda1

majlinda2

Majlinda3

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori