LAJMI I FUNDIT:

Maignan mungon 10 javë, Milani transferon Miranten

Maignan mungon 10 javë, Milani transferon Miranten
(Foto: Instagram/mmseize/antoniomirante83)

Milani e ka transferuar Antonio Miranten si transfer të lirë, pas njoftimeve se Mike Maignan do të mungojë së paku 10 javë si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike në nyjën e dorës.

Pas dhimbjes së vazhdueshme nga një lëndim që e kishte pësuar në muajin e kaluar në Ligën e Kampionëve, francezi u detyrua të operohej.

Kështu që do të mungojë afro dy muaj e gjysmë dhe në nuk mund të luajë në dhjetëra ndeshje në të gjitha garat për Rossonerët.


Mungesa e tij dhe lëndimi i portierit të tretë, Alessandro Plizzari (i cili nuk luan deri na janar për shkak të problemit me gjurin), Milani e ka transferuar Miranten.

38-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme (e mërkurë) dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Momenti i lëndimit të Maignan gjatë mbrojtjes së penalltisë së Salah që i kushtoi me operacion
Lexo po ashtu Momenti i lëndimit të Maignan gjatë mbrojtjes së penalltisë së Salah që i kushtoi me operacion

Ciprian Tatarusanu është portieri i dytë i Rossonerëve dhe pritet që të mbrojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Hellas Veronas, ku do të mungojë edhe Theo Hernandez për shkak të infeksionit me COVID-19. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ antoniomirante83)

Në trend Sport

Më shumë
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës
Sylvinho lë tre lojtarë në tribuna, Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë

Sylvinho lë tre lojtarë në tribuna, Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Guler i tha mbylle gojën, por Szoboszlai iu përgjigj në mënyrë epike në rrjete sociale turkut

Guler i tha mbylle gojën, por Szoboszlai iu përgjigj në mënyrë epike në rrjete sociale turkut

Ndërkombëtare
Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Përfaqësuesja e Kosovës
Si do të ndryshojë formacioni i Juventusit me Tudorin në krye?

Si do të ndryshojë formacioni i Juventusit me Tudorin në krye?

Serie A
Kalo në kategori