LAJMI I FUNDIT:

Mafiozi “mashtroi” vdekjen, por e pësuan keq dy kalimtarë – pamjet e atentatit në një rrugë në Napoli të Italisë (Video)

Mafiozi “mashtroi” vdekjen, por e pësuan keq dy kalimtarë – pamjet e atentatit në një rrugë në Napoli të Italisë (Video)

Ky është momenti dramatik kur një mafioz “e mashtroi” vdekjen pasi një burrë i armatosur deshi ta vriste atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Salvatore Nurcaro, 32 vjeç, është burri të cilit iu afrua një person që mbante një helmetë motoçiklete dhe veshje të errëta gjatë ditës në një rrugë të ngarkuar në Napoli, Itali.

Ndërkohë kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur pamjet se si vrasësi ecën në drejtim të Nurcaro ndërsa ai qëndron në rrugë në qytetin port të Napolit, i cili është i ngarkuar me krimin.


Siç bëhet e ditur, sulmuesi fillon me të shtënat, duke nxitur Nurcaron të largohet me shpejtësi, poshtë rrugës.

Përkundër faktit se ai i shpëtoi më të keqes, thuhet se megjithatë është plagosur.

Por viktimë e sulmuesit nuk ishte vetëm ai, pasi që edhe dy kalimtarë të pafajshëm, duke përfshirë një vajzë katërvjeçare janë plagosur.

Policia ka thënë se gjashtë plumba u qëlluan në total, me Nurcaro gjithashtu që u qëllua dhe u dërgua në spital në një gjendje të rëndë – megjithëse lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori