Tenori i njohur shqiptar, Armaldo Kllogjeri i njohur ndryshe edhe si Maestro u bë pjesë e Big Brother VIP Albania javë më parë.

Ai është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të shtëpisë së famshme duke iu bërë pjesë e ngjarjeve dhe dinamikave të ndryshme.


Sonte (e martë) në spektaklin e radhës, Maestro zbuloi befasinë që ka përgatitur për festën e gruas 8 marsin.

334981232 751033516552285 8496847480224348598 n e1678221767629 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Ta dije” mban titullin kënga që Armaldo krijoj në shtëpinë e famshme teksa edhe e performoi para banorëve.

Më pas ai mori një befasi nga e bija e cila hyri në shtëpinë e famshme për një takim emocionuese me të atin.

Ndryshe, kujtojmë që përveç Armaldos edhe këngëtari tjetër Luiz Ejlli javë më parë realizoi këngën “Me ty” që ia dedikoi Kiara Titos.

Ndërkohë theksojmë që Maestro sonte është i nominuar bashkë me Olta Gixharin dhe Kristi Aliaj dhe njëri nga ta pritet të largohet nga BBVA. /Telegrafi/

334942030 5914427195342164 4019092985567736111 n 1 e1678222297690 Foto: Screenshot/Big brother VIP Albania

Meas Foto: Screenshot/Big brother VIP Albania