Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve (me dashuri ose moskujdes) deri te viti i tyre i dytë ndikon direkt në zhvillimin e trurit të tyre dhe funksionimin në moshën e rritur
Sa do të zhvillohet truri i fëmijës varet nga ajo se sa kujdeset nëna për fëmijën dhe sa shumë kujdes dhe dashuri i kushton, ka konstatuar studimi i Universitetit amerikan Washington.
Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.
Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që e merr fëmija, ka vërtetuar studimi.
Në fotografi është paraqitur truri i dy-trevjeçarëve. Truri i parë i takon fëmijës prindërit e të cilit janë kujdesur për të, ndërsa i dyti fëmijës së lënë pas dore.
Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia e ndierjes së dhembshurisë dhe prirja kriminale dhe varësia nga drogat, shkruan The Huffington Post.
“Prindërit duhet të mendojnë mirë se në çfarë mënyre sillen ndaj fëmijës, sepse kjo ndikon në zhvillimin komplet të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit. Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe skizofreninë”, – ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, Joan L. Luby.
Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që dashuria e nënës ndikon në mënyrë pozitive në trurin e fëmijës, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit përgjegjës për mësim, kujtesë dhe përballjen me stres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit