LAJMI I FUNDIT:

Macron i Francës akuzon Turqinë se po luan ‘një lojë të rrezikshme’ në Libi

Macron i Francës akuzon Turqinë se po luan ‘një lojë të rrezikshme’ në Libi

Franca nuk do të tolerojë ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Libi, ka thënë presidenti Emmanuel Macron të hënën, duke akuzuar Ankaranë se po luan “një lojë të rrezikshme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Turqia ka ndërhyrë me vendosmëri javët e fundit në Libi, duke siguruar mbështetje ajrore, armë dhe luftëtarë aleatë nga Siria për të ndihmuar qeverinë me qendër në Tripoli të zmbrapsë një sulm një vjeçar nga lideri ushtarak lindor Khalifa Haftar.

“Tashmë kam pasur rastin t’i them shumë qartë presidentit (Tayyip) Erdogan, se konsideroj që Turqia po luan një lojë të rrezikshme sot në Libi dhe po shkon kundër të gjitha angazhimeve të saj të bëra në konferencën e Berlinit”, citohet të ketë thënë Macron derisa ishte përkrah homologut të tij tunizian Kais Saied, duke iu referuar një takimi paqeje në fillim të këtij viti.


“Ne nuk do të tolerojmë rolin që Turqia po luan në Libi”, tha ai.

Ndihma e Turqisë duket se ka siguruar kryeqytetin e Libisë dhe perëndimin e vendit për qeverinë e Tripolit kundër Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftarit (LNA), e cila mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Rusia.

Dhe siç thuhet më tej, Parisi është akuzuar se ka mbështetur Haftar-in politikisht, pasi i kishte dhënë më parë ndihmë ushtarake për të luftuar militantët islamikë.

Franca mohon mbështetjen e Haftarit, por nuk ka pranuar të qortojë aleatët e tij, ndërsa kritikon vazhdimisht Turqinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Kalo në kategori