Machine Gun Kelly ka përdorur platformën e tij për të dalë kundër racizmit, pasi George Floyd u vra për një arsye të tillë.

Artisti me prejardhje nga Teksasi ka vërtetuar se mund të ndjekë rrugën e tij për të kërkuar drejtësi ndaj rastit të rëndë që ka ndodhur, shkruan Daily Mail.


Në fotografitë e siguruara nga tabloidi britanik, ai mbante një pankartë në të cilën thuhej se të gjithë policët që kanë vrarë dikë, duhet të ndiqen penalisht.

29056086 8375149 image m 84 1590974505271

Gjatë paraqitjes së tij, Kelly kishte vënë në pah edhe tatuazhet të cilat shiheshin nën këmishën e tij, teksa mbante një maskë mbrojtëse në formë të shamisë.

Të premten e javës së kaluar, përmes një interviste reperi amerikan kishte reaguar në mënyrë të ashpër ndaj personave racistë, duke i përgjithësuar ata.

“Nëse ju dukeni si unë dhe keni racizmin në zemër dhe mendjen tuaj, dhe një gjë e tillë vjen nga goja juaj, unë turpërohem për ju”, kishte thënë ai.

29063372 8375149 image a 1 1590991067534

Machine Gun Kelly iu bashkua mijëra protestuesve në rrugët e Santa Monica, të cilët kërkonin drejtësi për George Floyd.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë, sikurse Ariana Grande, Hasley, Emily Ratajkowski e Madison Beer. /Telegrafi/