Sot ai feston ditëlindjen. Po jo vetëm. Bardhyl Meta në këtë ditë të rëndësishme ndodhet në shtëpi.

Pas shumë intervenimesh kirurgjike shkaku i një sëmundje e rëndë, ai thotë se është shumë në gjendje shumë të mirë.


Krejt këtë informacion e ka dhënë në llogarinë e tij të Facebookut.

Ky është postimi i plotë i Bardhylit:Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam! Mirëmëngjesi, Mirdita e Pramja e Mirë, tetanëve: Ju, o njerëz të mirë, të këtij vendi të bekuar – të Kosovës e të Shqipërisë…! Lutjet e Juaj – të mijëra miqve të mijë, miqve të prindërve, pra të familjes sime biologjike, e edhe të asaj politike etnike e kombëtare – fatmirësisht, nuk shkuan huq! – Biles, u plotësuan po thuaj në plotëni, pra në masën më të madhe… Unë – pas tre muajsh shërim dhe tri operacioneve – për betejën time të radhës në Heidelberg, tash e dy tre netë po i “mbush bateritë” në shtëpinë tonë familjare, n’Bregun e Diellit në Prishtinë! Pra afër bashkëshortes Adelina Thaçi Meta , afër Pricipesave të mia, Fiona e Melisa, afër nanës sime Teutes dhe babës, Sylejman Meta, afër vëllaut Besnik Meta e bashkëshortes së tij Burbuqes, afër motrës sime, znj. Jennyfer Meta , afër Elitës dhe Lekës, afër familjes së mrekullueshme të Adelinës, prindërve të saj, Rasimit (Cimes) e Shukrijes, afër Artanit (i cili më shoqëronte edhe në Hedelberg!), sikur edhe afër Rronit e Natyrës… – Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar për në fund’Janarit të sivjetmë, 2017-ë, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq!): pra jam, n’Lagjen ku u rita, n’qytetin tim – sa do që pa lum! – por që e dua më së shumti në botë – Prishtinë, dhe për-mbushem në Republikën e Kosovës, zërin e te cilës e pijë… e me qenien dhe ritën e t’cilës, nuk do t’mund të ngopem asnjëherë… Me një fjalë: Jam i lumtur, që jam – po aq, sa edhe që, Ju kam? Të gjithë, Ju? Dhe, natyrisht – I lumtur, që Ju kam, pikërisht, Ju! Paçi dhe paçim të gjithë veç e veç, si gjithherë, faqen e bardhë! p.s. përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi janarit apo shkurtit 2017-ë!