Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjeç dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të saj.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak javë më parë në një fshat të Librazhdit. E mitura ka ikur me ndihmën e një 30 vjeçari nga një fshat i Lushnjës.
1 vit më parë i ati i tij, kur vajza ishte vetëm 13 vjeç, i kërkoi dorën në familje, por prindërit e saj nuk pranuan për shkak të moshës, njofton Tv Klan.
Babai i vajzës: Më ka ikur vajza nga shtëpia në orën 11 të natës. E kanë rrëmbyer, nuk e kanë rrëmbyer, atë e gjen ligji shqiptar. Para 3 ditësh, vajza ime ka mbushur 14 vjeçe.
Gazetari: Sa fëmijë keni ju?
Babai i vajzës: Kam 6 fëmijë.
Gazetari: Kush ka qenë ky person që ju thoni se e ka rrëmbyer?
Babai i vajzës: Ne e njohim me emrin Flor Sufja, ai del me një emër tjetër, nuk e di… Policia mund ta gjejë.
Gazetari: Ku jeton ky shtetas?
Babai i vajzës: Jeton në Lushnje.
Gazetari: Keni biseduar me vajzën, a ka qenë vetë dëshira e saj?
Babai i vajzës: Kam biseduar, i kam thënë ‘mos babi se ligji më kap mua, jo atë’. Ajo ka ikur me atë që në mëngjes, të motrën e ka lënë në gjumë. Ka qenë në klasë të 9-të. Librat janë në shtëpi. Tani ia lëmë ligjit, shtetit shqiptar.
Meqënëse bëhet fjalë për një rast të vështirë dhe delikat duhet të ketë shumë bashkëpunim nga strukturat, siç është Policia e Shtetit, por edhe vetë Bashkia nëpërmjet strukturës së saj ku mbrohen të miturit. Por çfarë ka bërë Bashkia në këtë rast?
Gazetari: Keni shkuar ju si strukturë të interesoheni nga afër, ku jeton kjo vajzë?
Bashkia Librazhd, psikologia: Ëëë, unë nuk kam shkuar aty, sepse ajo është në Lushnjë. Unë kam bërë verifikimet e mia, kam folur vetë me vajzën gjatë kësaj kohe që nga momenti që është larguar dhe deri më sot. Unë kam folur vetë dy herë me vajzën për ta pyetur se si është, si po kalon.
Gazetari: Ju nuk dini asgjë, si jeton ajo vajzë dhe nuk e keni të dëshmuar me fakte. Duhet të shkoni nga afër! Apo jam gabim?
Bashkia Librazhd, psikologia: Jo, jo! Jeni gabim.
Bashkia Librazhd, psikologia: Ju jeni gabim.
Gazetari: Vazhdon shkollën?
Bashkia Librazhd, psikologia: Nuk është bërë akoma transferimi. Për transferimin e shkollës është një çështje e hapur, që nuk është zgjidhur ende…
Gazetari: Kur? Kur të përfundojë klasa e nëntë?
Bashkia Librazhd, psikologia: Doni përgjigje, apo e dini vetë përgjigjen?
Gazetari: Jo jo, unë marr përgjigje, por di edhe të them se cfarë duhet të bëni ju.
Bashkia Librazhd, psikologia: Për të bërë transferimin e shkollës, duhet që të japë leje prindi! Prindi, sigurisht, që në këtë rast nuk është dakord. Nuk ka qenë aspak dakord me vendimin, që ka marrë vajza dhe prandaj nuk ka ndodhur kjo gjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët