LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko shtrihet në spital, policia dhe ushtria bllokojnë të gjitha rrugët

Lukashenko shtrihet në spital, policia dhe ushtria bllokojnë të gjitha rrugët

Sipas njoftimeve të Euroradio bjelloruse dhe Belarusian Hajun, lideri autoritar bjellorus dhe presidenti i vendit Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin e Minskut.

Raportet treguan se autokolona e tij e zakonshme mbërriti në spital rreth orës 19:00 dhe qasja në spital ishte e kufizuar, ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura, transmeton Telegrafi.

Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij i dobët në atë kohë ishte subjekt i shumë komenteve.


Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko duhej të vozitej edhe për distanca të shkurtra. Për shkak të dobësisë, ai humbi edhe drekën zyrtare me Vladimir Putin.

Reuters vuri në dukje se Lukashenko ishte i lodhur dhe i rrihte këmbët me nervozizëm. Gjithashtu, thuhet se kishte një fashë në krahun e djathtë dhe në përgjithësi nuk dukej të ishte në formën më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori