Luis Enrique e përshkruan më së bukuri me një fjali situatën e Brahim Diaz

Trajneri i PSG-së, Luís Enrique, ka dalë në mbrojtje të Brahim Diaz pas gabimit të tij me penallti 'panenka' në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) kundër Senegalit të dielën.
Penalltia, e cila u ekzekutua në minutën e fundit të ndeshjes, mund të kishte sjellë fitoren historike për Marokun, që do të ishte titulli i parë i tyre pas më shumë se 50 vitesh.
Enrique foli për situatën gjatë një konference për shtyp, duke kujtuar momente ikonike të futbollit.

“Folëm për këtë në autobus sot. Më kujtohet Zidane, një Zot i futbollit, i cili e bëri këtë gjatë një Botërori. Kur funksionon, të gjithë duartrokasin; kur gabon, ka shumë kritika”.
“E njoh Brahimin, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ajo që po ndodh tani është shumë e padrejtë. Është thjesht sport, ai nuk është vrasës apo njeri i keq”, deklaroi Enrique.
Gabimi i Diaz me penallti shkaktoi menjëherë kritika në rrjetet sociale dhe tek tifozët, por Enrique kërkoi kuptim dhe perspektivë.

Komentet e Luis Enrique konsiderohen si një mbështetje e fortë për sulmuesin e Real Madridit./Telegrafi/






















































