Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na detyroi neve në Gjermani që të mendojmë ndryshe për rolin tonë në botë

Nga: Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Aftësia për të befasuar, kjo mbase nuk është gjëja e parë që njerëzit zakonisht e ndërlidhin me gjermanët. Por, duke e parë drejtimin që ka marrë vendi ynë, qëkur Rusia nisi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, ndoshta ne gjermanët ia dolëm ta befasojmë edhe veten tonë.
Vetëm dy vjet më parë, përmes Nord Stream 1-shit dhe tubacioneve të tjera, miliarda metra kub të gazit mbërritën nga Rusia në Gjermani. Lëndët djegëse fosile ruse e përbënin pjesën më të madhe të konsumit tonë të energjisë. Sot, këtë ne e kemi ulur në zero.
Vetëm dy vjet më parë do të dukej e pamenduar – për të mos thënë aspak e mundur – ideja se Gjermania do t’i dorëzojë tanket, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe obusët në një zonë lufte. Gjermania sot është një nga furnizuesit kryesorë të armëve për vetëmbrojtje të Ukrainës.
Jo vetëm që ka ndryshim rrënjësor në mënyrën se si vendi im i percepton kërcënimet ndaj sigurisë së vet, por edhe në mënyrën se si e kuptojmë përgjegjësinë tonë në botën e sotme: si një shtet lider ku partnerët tanë mund të mbështeten.
Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, të kryera nga gjermanët, politika e jashtme e vendit tonë u drejtua nga premisa se lufta kurrë më nuk duhet të burojë nga toka gjermane. Në fazën e parë të politikës së jashtme, pas vitit 1945, vendi im u përpoq ta rifitonte besimin e ish-armiqve. U jemi përgjithmonë mirënjohës që na e zgjatën dorën, duke na pranuar sërish në bashkësinë globale.
Zhvillimet e dekadave në vijim janë shumë komplekse për ta caktuar këtu të drejtën. Megjithatë, për mua dallohen disa momente. Për dekada të tëra, qeveritë gjermane e ndoqën atë që u bë e njohur si “diplomacia e çeqeve” – besimi se paratë tona dhe jo ushtarët tanë duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve.
Vitet 1990 sollën një fazë të tretë graduale, së pari përmes pjesëmarrjes në misionet e udhëhequra nga OKB-ja dhe më pas – të nxitur nga imazhet e padurueshme të luftërave ballkanike – shumë më fuqishëm përmes përfshirjes aktive të Gjermanisë në forcën e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë. Ky vendim nuk ishte i rëndësishëm për ta mohuar historinë e vendit tonë, por për shkak të saj. Siç theksoi ministri i atëhershëm i Jashtëm, Joschka Fischer: Përgjegjësia e Gjermanisë për Shoahun nuk nënkupton vetëm angazhimin për “kurrë më luftë”, por për “kurrë më Aushvic, kurrë më gjenocid”. Duke iu përkushtuar vlerave të kartës së OKB-së, si dhe ligjit penal ndërkombëtar, kjo nënkuptonte se Gjermania ka mbështetur partnerët në misionet e OKB-së në të gjithë globin. Pas 11 Shtatorit [2001], Gjermania qëndroi përkrah ShBA-së dhe me partnerët e saj, ndërsa e vendosi Bundesverin [ushtrinë] në Afganistan.
Megjithatë, ajo që unë besoj se ka ndryshuar rrënjësisht përballë sulmit të Rusisë kundër Ukrainës – duke çuar në një fazë të katërt të politikës së jashtme – është mënyra se si ne i perceptojmë kërcënimet ndaj sigurisë sonë në zemër të Evropës. Siguria jonë nuk është gjë e garantuar. Për një kohë të gjatë nuk i dëgjuam paralajmërimet e fqinjëve tanë lindorë, të cilët kërkuan t’i merrnim seriozisht kërcënimet që vijnë nga Rusia. Mësuam se “të shpresosh për më të mirën”, kjo nuk mjafton kur kemi të bëjmë me një udhëheqës gjithnjë e më autokrat. Megjithatë, përkundër gjithë përpjekjeve tona për ta ndërtuar një arkitekturë të sigurisë evropiane, me Rusinë, ndërveprimi ynë ekonomik dhe politik nuk e çoi regjimin rus drejt demokracisë.
Menjëherë pas shpërthimit të luftës, një nxënëse e Lituanisë që jeton afër kufirit me Rusinë dhe me Bjellorusinë, më pyeti në Vilnius: “A mundemi të mbështetemi te ju”? U përgjigja me gjithë zemër: Po. Ne, gjermanët, nuk do ta harrojmë kurrë faktin se lirinë tonë, në një vend të ribashkuar, ua detyrojmë edhe aleatëve tanë dhe fqinjëve tanë lindorë. Ashtu siç ishin ata për ne, ne do të jemi tash për ata, sepse siguria e Evropës Lindore është siguria e Gjermanisë.
E dimë se në një të ardhme të parashikueshme, Rusia e presidentit Putin do të mbetet një kërcënim për paqen dhe për sigurinë në kontinentin tonë, dhe se ne duhet ta organizojmë sigurinë tonë kundër Rusisë së Putinit, jo më për të. Në strategjinë e parë të sigurisë kombëtare të Gjermanisë, kemi parashtruar se si kërkojmë ta marrim përgjegjësinë në këtë fazë të re – të politikës së jashtme në Evropë dhe më gjerë – përmes një politike të integruar sigurie.
Para së gjithash, kjo do të thotë ta shtojmë angazhimin tonë për familjen tonë euroatlantike. Po e forcojmë NATO-n si garantuese të sigurisë sonë kolektive. Po e forcojmë kapacitetin tonë ushtarak me një pako të paprecedentë prej 100 miliardë eurove dhe po angazhohemi për objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s. Po e ndërtojmë një Bashkim gjeopolitik Evropian që hap dyert për anëtarët e rinj, si Ukraina, Moldavia, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe, në terma afatgjatë, Gjeorgjia.
Përmes dhimbjeve kemi mësuar se siguria nuk do të thotë vetëm mbrojtje nga lufta dhe nga krizat, por edhe nga dobësitë ekonomike. Kanë implikime sigurie gjithë vendimet se ku e blejmë gazin, naftën ose teknologjinë tonë. Prandaj, përgatitemi të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës. Rivalët sistematikë po kërkojnë t’i zgjerojnë sferat e tyre të interesit, duke e përdorur ndikimin ekonomik. Ndërsa, ne besojmë se shkëputja nga Kina nuk është opsion në një botë të globalizuar, por përpiqemi ta heqim rrezikun dhe t’i reduktojmë dobësitë tona. Diversiteti është investim në siguri.
Prandaj, po i forcojmë partneritetet tona globale strategjike. Dhe, nëse duam që rregullat tona të përbashkëta – të bazuara në kartën e OKB-së – ta qeverisin botën tonë në të ardhmen, duhet ta provojmë vlerën e tyre duke i avancuar zgjidhjet që u shërbejnë nevojave të partnerëve tanë për çështjet e sigurisë, tregtisë dhe të luftës kundër krizës klimatike. Nëse dështojmë në këtë, të tjerët – që nuk e mbështesin angazhimin tonë të fuqishëm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut – do të ndërhyjnë.
Lufta e agresionit të Rusisë ka shënuar një çarje në botë. Për vendin tim e ka hapur një kapitull të ri, duke ripërcaktuar mënyrën se si kërkojmë ta promovojmë paqen, lirinë dhe qëndrueshmërinë në këtë botë: si një partner që mbështet lidershipin e vet.
Për disa kjo mund të jetë befasi. Kryesorja, unë besoj se kjo është çështje e përgjegjësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë