Luana Vjollca është padyshim njëra nga artistet që mori vëmendje të madhe me veshjen e përzgjedhur për Halloween.

Derisa të tjerët transformoheshin, Luana kishte zgjedhur që të inspirohet nga artistja me renome ndërkombëtare, Jennifer Lopez.


Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe Closet ka ndarë shpenzimet e bukuroshes bionde për këtë paraqitje.

Fustani i saj që vjen nga firma ‘Versace’ i kushtoi rreth 10 mijë euro, kurse këpucët me të njëjtat ngjyra ishin 650 euro.

Gjatë kësaj dukje, prezantuesja kishte stiluar edhe flokët sikurse Lopez, së cilës iu përafrua mjaft shumë.

luanavjollca 123137434 818622408903912 2844382592321604032 n (Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se Jlo veshi fustanin shumë-ngjyrësh në vitin 2000, gjatë audicionit të 42-të të Grammy Awards. /Telegrafi/

luanavjollca 123324998 124967322483369 4426271157560986660 n (Foto: Instagram)