Me opsione themelore të përmirësuara, tani edhe më të fuqishme.
Samsung Electronics zbuloi sot smartfonin e ri Galaxy A30s, duke prezantuar një pamje të re bashkëkohore me opsione të përmirësuara. Bërë për ata që duan të kapin dhe të ndajnë përvojat e tyre në çast, Galaxy A30s ofron performancën që ju nevojitet në “Epokën e Live-it”. Me një aparat fotografik fleksibël, një ekran të pandërprerë Infinity dhe jetëgjatësi të baterisë, smartfoni i ri përfshin tiparet e azhornuara që kanë më shumë rëndësi për këta përdorues.
“Telefonat inteligjentë janë një pjesë thelbësore e jetës së njerëzve, duke i lidhur ata, duke i lejuar ata të ndajnë përvojat e tyre dhe të përfshihen me botën, kështu që përdoruesit e dinë çfarë dëshirojnë dhe duhet të marrin sa më shumë nga pajisjet e tyre,” tha Yeon Jeong Kim, Zv/President dhe Drejtor i Grupit të Planifikimit të Produkteve Inovative, Departamenti i Komunikimit Celular në Samsung Electronics. “Teksa mënyra se si njerëzit përdorin telefonat inteligjentë vazhdon të evoluojë, ne përpiqemi të vazhdojmë të përtërijmë, duke u sjellë njerëzve përvojën më të mirë të mundshme celulare. Galaxy A30s është hapi i radhës për të ofruar performancën e nivelit tjetër në opsione thelbësore të përditshme.”
Galaxy A30s i ri shfaq dizajne të reja të mrekullueshme, duke përfshirë një model unik gjeometrik dhe efekt holografik futurist në anën e pasme. Në dispozicion në katër ngjyra të reja, Prism Crush Black, Prism Crush White, Prism Crush Green dhe Prism Crush Violet, Galaxy A30s shfaq një pamje dhe ndjesi elegante.
Bashkë me një bateri prej 4,000mAh me aftësi të shpejtë karikimi dhe një game booster të bazuar në AI, Galaxy A30s ofrob përvojën më të mirë të lojrave në lëvizje pa u shqetësuar për baterinë.
Galaxy A30s
Galaxy A30s vjen me kamera të pasme të trefishtë: një kamerë kryesore të përmirësuar 25MP, një kamerë 8MP Ultra Wide, dhe një kamerë të re me thellësi 5MP. Me Live Focus në kamerën e thellësisë 5MP, tani mund të aplikoni efekte bokeh me cilësi profesionale dhe të krijoni portrete më dinamike shpejt dhe lehtë në Galaxy A30s tuaj, që ju mundëson të kapni momentin. Opsionet Smart Camera, që përfshijnë Intelligent Flaw Detector dhe Scene Optimizer, bëjnë që shkrepjet e përsosura në Galaxy A30s të jenë të lehta.
Galaxy A30s tani përmban një skanues të gjurmëve të gishtërinjve në ekran për një mënyrë më të lehtë dhe intuitive duke siguruar përmbajtjen e përdoruesve pa kompromentuar dizajnin.
Me Galaxy A30s, do të lidheni pa probleme me ekosistemin Galaxy dhe do të jeni në gjendje të shijoni një gamë të plotë shërbimesh, përfshirë Samsung Health, Samsung Pay, Knox dhe më shumë.
Për më shumë informacion mbi Serinë Galaxy A, visitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com/galaxy-a-2019, ose www.samsung.com/galaxy.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
Kush është shqiptarja prapa OpenAI dhe projektit ChatGPT - sensacioni teknologjik botëror që po rrezikon edhe Google
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Pay – sistemi i ri i pagesave mobile nga LG
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet