LAJMI I FUNDIT:

LPM: OBRM-PDUKM dhe LSDM tentojnë të na pengojnë të mos marrim pjesë në zgjedhjet lokale

LPM: OBRM-PDUKM dhe LSDM tentojnë të na pengojnë të mos marrim pjesë në zgjedhjet lokale

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) akuzon dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në se përsëri po tentojnë që t’i ndalojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor.

“Dje ministri i Drejtësisë ka dërguar letër tek gjykatat se nuk pranohen certifikatat gjyqësore për zgjedhjen e dosjeve penale, por gjykatat të lëshojnë vërtetime për evidentime penale. Ky është skandal i pashembullt, një ditë para afatit të fundit për paraqitjen e listave zgjedhore të ndryshohen rregullat me një letër të thjeshtë”, thonë nga LPM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, habit heshtja e OBRM-PDUKM-së për këtë rast, dhe thonë se partitë më të mëdha maqedonase frikësohen nga prishja e dypartizmit.


LPM i fton Zaevin dhe Gruevskin të mos luajnë me durimin e populllit dhe thonë se këtë radhë janë të përgatitur për të luajtur rol kyç në zgjedhje dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të ngjarjeve më 15 tetor./Telegrafi/