Louis Van Gaal i tha gazetarit se nuk ka asnjë vizion në futboll pasi i quajti taktikat e tij shumë mbrojtëse

Louis van Gaal u përplas me një gazetar pasi ky i fundit kritikoi taktikat e tij si shumë mbrojtëse “si Chelsea dhe Liverpool”.
Trajneri është përsëri në krye të Holandës, periudha e tij e tretë me kombëtaren, pasi Frank de Boer u largua pas përfundimit zhgënjyes të Euro 2020 këtë verë.
Të mërkurën e kaluar, holandezët barazuan 1-1 me Norvegjinë, pasi Erling Haaland hapi rezultatin, duke çuar në kritika ndaj sistemit të Van Gaal 5-3-2, që ai më parë i përdori për t’i çuar ata në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2014.
Një gazetar në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës këtë javë kundër Turqisë kritikoi taktikat ‘mbrojtëse’, e cila bëri që Van Gaal të përgjigjej në mënyrë të ashpër.
“Shikoni rezultatet [ekipeve të tjera]”, tha 70-vjeçari. “Shikoni Italinë, kampionët e Evropës, tani kanë barazuar dy herë”.
“Nuk është aq e lehtë. Futbolli mbrojtës ka bërë paraqitjen e tij dhe ka duartrokitje për atë më vonë”.
Volgens Louis van Gaal hoeft een 5-3-2 formatie helemaal niet verdedigend te zijn.
"Je hebt er helemaal geen verstand van" pic.twitter.com/m4Qo1545Tp
— ESPN NL (@ESPNnl) September 6, 2021
Gazetari Valentijn Driessen atëherë pretendoi se trajneri holandez donte të luante në mbrojtje, si dy ekipe të Ligës Premier, duke thënë: “Por, ai që duartrokit jeni ju. Ju gjithashtu dëshironi të luani si Chelsea dhe Liverpool”.
“A është ky futbolli mbrojtës, në sytë tuaj?”. u përgjigj strategu.
“Është ajo që Chelsea bën”, shtoi Driessen për fituesit e Ligës së Kampionëve.
“Aspak, Valentijn!”, Van Gaal iu përgjigj: “Ju nuk e keni idenë fare. Më vjen keq ta them, por ju jeni vetëm një gazetar. Ju dëshironi të zbatoni vizionin tuaj, por nuk keni vizion në futboll. Ju keni një vizion për gazeta, fantastike. Ju tërheq vëmendjen, dhe kështu me radhë”.
“Por, me 5-3-2 ose 5-2-3 ju mund të sulmoni jashtëzakonisht mirë. Chelsea e tregon atë çdo herë, me formacione të ndryshme. Dhe unë i heq kapelën time zotit [Thomas] Tuchel, sepse ai ishte në gjysmë të rrugës [ sezonin e kaluar]”.
Holandezët kanë luajtur tradicionalisht me një sistem sulmues 4-3-3, por në ndeshjen e fundit, Van Gaal e përdorte 5-3-2, me efekt të mirë.
Ironikisht, ai në fakt përdori 4-3-3 në dy ndeshjet e tij të para në krye, barazimin me Norvegjinë dhe një fitore kundër Malit të Zi në fundjavë.
Driessen megjithatë nuk u tërhoq dhe më pas kritikoi sesi Chelsea luajti në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City dhe akuzoi edhe një herë ish-trajnerin e Barcelonës se përse e shijon atë stil loje.
“Pra, Manchester City [kundër] Chelseat [në finale], a ju pëlqeu Chelsea më shumë se Manchester City?”, pyeti gazetari.
“Po sigurisht!” tha Van Gaal, “Duhet ta lexoni librin tim, sepse me siguri nuk do ta lexoni”.
“Por, vizioni juaj i parë në librin tuaj të parë është në kundërshtim me vizionin tuaj aktual”, u përgjigj gazetari.
“A keni dëgjuar ndonjëherë për evolucionin? Unë gjithashtu po zhvillohem dhe Memphis [Depay] po zhvillohet gjithashtu. Dhe unë jam në moshën shtatëdhjetë vjeç”, ka shtuar më tej Van Gaal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë