Për herë të parë Lorik Cana zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të varë këpucët në gozhdë.
I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë. Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.
“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, tha ai për Jonida Shehun në “Pasdite në Top Channel”.
Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij. Por angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin “Lorik Cana”, teknologjia është një tjetër fushë ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.
Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë. Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.
Ai tregoi përmes një videoje të martesës e cila u publikua për herë të parë në Pasdite në Top Channel, ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana. Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare. Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak.
“E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, tregoi ai në “Pasdite në Top Channel”. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit