Këngëtarja nga Zelanda e Re, Lorde, u rikthye fuqishëm në Glastonbury të premten me një performancë surprizë që elektrizoi publikun, ku ajo jo vetëm që interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, por u zhvesh në mes të skenës duke hequr bluzën në vapën përvëluese, duke ndezur emocionet dhe reagimet në turmë.

Krijuesja e hitit “Royals”, 28 vjeçe, interpretoi për herë të parë këngët nga albumi i saj i ri Virgin, në një set të paparalajmëruar që mbylli përkohësisht skenën Woodsies për shkak të mbipopullimit.


Pamja e saj e bardhë e thjeshtë, me xhinse dhe bluzë, i la vendin më pas një paraqitjeje më të guximshme, ku ajo hoqi bluzën dhe ekspozoi reçipetat përpara fansave të entuziazmuar, të cilët e përshkruan performancën si "euforike" dhe "jashtë kësaj bote", shkruan DailyMail.

Shfaqja e Lorde përkoi me publikimin e kopertinës provokuese të vinilit të saj të ri, e cila përmban një fotografi eksplicite nën pantallona plastike transparente.

Veprimi shkaktoi reagime të përziera online – nga admirimi për guximin artistik, deri te shqetësimi për përmbajtjen, që shumë fansa pranuan se nuk ishin të përgatitur ta shihnin.

Albumi Virgin, që Lorde e përshkruan si një "dokument të ndershëm të feminitetit të saj", përmban këngë si “Man of the Year” dhe prek tema të forta si identiteti gjinor, feminiteti dhe ndjeshmëria. /Telegrafi/