Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se inspektorët komunal bashkë me policinë kanë gjobitur disa lokale në kryeqytet.

Gjobitja e tyre ka ardhur si rezultat i tejkalimit të orarit të punës. Gjashtë lokale janë dënuar me nga 200 euro.


Kështu ka bërë të ditur vetë drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën "Fehmi Agani", që njihen ndryshe si "kafet e vogla".
Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

83258104 484925059095107 8097099799297261568 n