Lojtari veteran f0rest do të luaj për ekipin e CS:GO fnatic në turneun IEM Dallas

Fnatic kanë bërë të ditur se Patrik "f0rest" Lindberg do të vendosë sërish fanellën e tyre si një zëvendësues.
34-vjeçari do të luaj në vend të KRIMZ në IEM Dallas, i cili do të mungojë për arsye personale.
Në njoftim thuhej se KRIMZ nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Dallas "për arsye personale dhe kohën e kufizuar që ka midis ngjarjeve", por i siguroi fansat se ai do të "kthehej në server para se ta kuptoni".
Kjo është hera e dytë që f0rest e ndihmon ekipin fnatic si zëvendësues, ku më parë e kishte ndihmuar ekipin në turneun Pinnacle Cup në vitin 2022.
Ky do të jetë formacioni i fnatic për IEM Dallas:
William "mezii" Merriman
Fredrik "roeJ" Jorgensen
Nico "nicoodoz" Tamjidi
Dion "FASHR" Derksen
Patrik "f0rest" Lindberg
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































