Kur mendon për legjendat e Manchester United, gjithmonë përfshihet David Beckham. Por tani është koha që në këtë diskutim të futet edhe Bruno Fernandes.

Mesfushori portugez tregoi të dielën pse meriton të konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e klubit, pasi nisi një përmbysje jetike ndaj Crystal Palace.


Me këtë paraqitje, Fernandes jo vetëm që arriti në kuotën e 100 asistimeve për klubin, por edhe theu një statistikë të jashtëzakonshme të Beckhamit.

Ai tashmë ka shënuar dhe asistuar në 18 ndeshje të ndryshme të elitës angleze, duke mbetur vetëm pas Ryan Giggs dhe Wayne Rooney me fanellën e kuqe.

Kësisoj, Fernandes po e dëshmon gjithnjë kualitetin te Unitedi – skuadër që është e pamposhtur prej kur Carrick mori drejtimin e klubit.

Unitedi aktualisht zë pozitën e tretë në Ligën Premier, kurse objektiv padyshim ka rikthimin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app