Lojtarët që në skuadrat e tyre janë rezervistë, me Kombëtare luajtën nga minuta e parë

Kampionati Botëror ka mbyllur të martën xhiron e parë të grupeve, ndërsa ka filluar edhe e dyta me ndeshjen Rusi – Egjipt.
Shumë lojtarë kanë befasuar në ndeshjet e para të zhvilluara në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.
Disa prej tyre kanë luajtur shumë pak, por ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur fare me skuadrat e tyre, por që në Rusi ishin startues.
Më befasuesit janë arabët që luajnë në La Liga. Për të thënë luajnë në La liga, pasi janë pjesë e këtyre skuadrave edhe pse kanë luajtur pak.
Yahya Al-Shehri, Salem Al-Daësari dhe Fahad Al-Mueallad, ishin statues për Arabinë Saudite edhe pse nuk luajë luajnë kurrë në La Liga.
Argjentina vazhdon të ketë problem me portier, ndërsa startues ka qenë Willy Caballero, i cili te Chelsea ka mbrojtur vetëm në tri ndeshje.
Dhe David Ospina ishte në portën e Kolumbisë, por që luan rrallë të Arsenali.
Marcos Rojo, Achraf Hakimi, Sime Vrsaljko dhe Nacho ishin startues me Kombëtaret e tyre edhe pse rrallë luajnë në skuadrat e tyre. /Telegrafi/ Yahya Al-Shehri (Arabia Saudite). Asnjë minutë në La Liga me Leganesin































































