Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit që e dinë se çfarë do të thotë të shënosh gol në El Clasico

Në El Clasicon e parë zyrtare, Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelotti do të mundohen të futin më të mirët në fushë që të marrin rezultatin që e duan.
Për lojtarët, përballja me rivalin më të madh është motivim shtesë dhe të shënosh një gol kundër Barcelonës ose Real Madridit duhet të jetë ekstazë.
Me rinovimin e thellë të të dyja skuadrave, ne nuk i kemi më golashënuesit legjendar të këtyre ndeshjeve si Leo Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez apo Karim Benzema, por mes skuadrave të Barcelonës dhe Real Madridit kemi ende lojtarë që tashmë e dinë se çfarë është të shënosh në një El Clasico.
Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i ndeshjes, rishikojmë futbollistët që kanë shënuar kundër rivalit më të madh.
1/ Sergi Roberto
Sergi Roberto është lojtari që ka qenë më gjatë në skuadrën aktuale të Barcelonës dhe golin e vetëm e shënoi vitin e kaluar.
Tre gola në 14 ndeshje. Anësori brazilian mbylli fitoren e fundit të Merengue në Kupë. Ai shënoi golin e tij të parë në sezonin 2019-20 në La Liga dhe gjithashtu shënoi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës 2020-21.
Pedri do të humbasë El Clasicon e katërt. Ai tashmë e di se si është të shënosh një gol kundër Real Madridit. E shënoi në fitoren 3-0 në Superkupën e vitit të kaluar.
Sulmuesi polak shënoi golin e tij të parë në El Clasico në Superkupën e Spanjës në Arabi.
Mesfushori i ri luajti ndoshta lojën e tij më të mirë deri më tani si lojtar i Barçës në gjysmëfinalen e Superkupës vitin e kaluar. Ai shënoi golin e parë dhe ‘dhuroi’ asistime në të dytin dhe të tretin.
Anësori brazilian e bëri rezultatin 3-1 në ndeshjen e një viti më parë. Rodrygo arriti të vriste ndeshjen me një gol që duhej të anulohej për pozicion jashtë loje.
Mesfushori uruguaian bëri rezultatin 2-0 në El Clasico që debutoi Rodrygo. Ai realizoi gol të shkëlqyer nga jashtë zonës.
Qendërmbrojtësi uruguaian nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve në fitoren historike 4-0 në vitin 2022.
Anësori ka shifra të mira në El Clasico. E para si lojtar i Barçës kundër Real Madridit ishte në fitoren 4-0 në “Santiago Bernabeu” në mars 2022 dhe e përsëriti përsëri tetorin e kaluar, duke e mbyllur fitoren 3-1.
Holandezi debutoi edhe si golashënues në një El Clasico në Arabi. Në rastin e tij ishte në janar 2022 dhe Barça përfundoi duke humbur me një gol nga Fede Valverde në kohën shtesë.
Austriaku debutoi në një El Clasico me një gol të përfshirë në ndeshjen e parë të vitit 2021, në Camp Nou. Një goditje e tij me këmbën e majtë çoi në fitore Real Madridit (1-2).
Futbollisti galician, i cili ka luajtur në 14 El Cásico, mundi të shënonte një gol në ndeshjen e Kupës 2019 në Camp Nou në një ndeshje që përfundoi me barazimin 1-1 mes bardhezinjve dhe katalanasve.
Gjermani ka shënuar vetëm një gol në 25 ndeshjet me të cilat është përballur me FC Barcelonën. Ai e bëri këtë në prill 2021.
Lojtari kroat, i cili është futbollisti në fushë me më shumë klasike (31), ka shënuar vetëm një gol. Ai e bëri atë në duelin e kampionatit në Camp Nou në vitin 2020.






















































