Pensionistet në Prishtinë, çdo ditë mblidhen e kalojnë kohën duke luajtur shah, nën hijen e pemëve.

Por siç duket mospajtimet rreth lojës kanë bërë që këtë të enjte të zihen mes vete.


Në një video-incizim që po qarkullon në rrjetet sociale, dy të moshuar shihen teksa grushtohen mes vete  në lagjen Ulpiana.

Pamjet tregojnë që as miqtë e tyre nuk mund t’i ndalnin dot.

Videoja është bërë virale në internet./Telegrafi/