LAJMI I FUNDIT:

Lobimi i Serbisë kundër Kosovës dhe problemet juridike në vend, shkaktarë të ndaljes së investitorëve të huaj

Lobimi i Serbisë kundër Kosovës dhe problemet juridike në vend, shkaktarë të ndaljes së investitorëve të huaj
Agim Shahini, kryetar i AKB-së

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se problemet aktuale në vend dhe lobimi i Serbisë kundër Kosovës, janë duke i ndalur investitorët e huaj.

“Në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, është prezent edhe kjo për fat të keq, po ndikon investitorët edhe vendorë edhe të huaj të shikojnë edhe klimen politike, përveç asaj ekonomike. Për vendin tonë shkruhet në të gjitha vendet e botës, duke lobuar Serbia se atje nuk ka siguri për investime”, ka thënë Shahini për RTVD.

Më tej ai thekson se aferat e ndryshe korruptive dhe përballja e figurave politike me drejtësinë, janë faktorë kryesor e të bërit biznes në Kosovë.


“Gjykimet e ndryshme, apo ndërhyrja në procesin gjyqësor e cila raportohet nga politika ndikon drejtpërdrejt në atë se në Kosovë nuk ka rend dhe ligj. Investitorët dhe korporatat e fuqishme nuk shkojnë në një vend ku nuk ka siguri juridike”, tha Shahini.

Ndryshe, AKB, ditë më parë nënshkroi një marrëveshje me Misionin Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, për të promovuar vlerat ekonomike vendore dhe kombëtare të vendit, ku nuk ka qasje dhe ka pengesa diplomacia kosovare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori