Lobi Shqiptar Euro-Atlantik ka nisur një aksion humanitar “Dhuro një buzëqeshje”, për fëmijët jetim me nevoja të veçanta në Shqipëri, Kosovë, Shkup, Preshevë dhe Ulqin.

Kjo u bë e ditur nga Sutki Hulaj, zyrtar i Lobit.


Në prag të festave të fund-vitit, LEASH ndërmerr këtë nismë për të dhuruar një buzëqeshje fëmijëve. Krizat e gjata e të njëpasnjëshme ekonomike, politike, por dhe situata e krijuar nga pandemia gjatë vitit të fundit, kanë rritur ndjeshmërinë ndaj fëmijëve dhe institucioneve në shërbim të tyre.

Komunikimi i Lobit me disa institucione në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Preshevë, të cilat kanë nën kujdesin e tyre fëmijë jetim apo fëmijë që vuajnë nga sindroma të ndryshme, bënë që synimi ynë të jenë pikërisht ndihma e ofruar te këta fëmijë e këto institucione.

Aksioni humanitar do të jetë i hapur për afro një muaj duke nisur nga data 20 nëntor 2020 e do të përmbyllet në datën 20 dhjetor 2020.

Gjatë aksionit, përkatësisht në datën 28 Nëntor, do të zhvillohet dhe një maratonë televizive në të cilën do të flitet për mënyrën e organizimit, mbështetësit, institucionet të cilat do të jenë në fokusin e ndihmesës, duke shpresuar se të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë do të bëhen pjesë e këtij akti njerëzor.

Pretendimi i LEASH për të qenë një Organizatë gjithëpërfshirëse në dhe për diasporën, i bashkohet dhe synimit që ka në vete ky aksion, pra që ndihma e diasporës të shtrihet në trojet shqiptare. Institucionet me të cilat kemi kontaktuar për t’ju ofruar ndihmën tonë janë: - Qendra Ditore “SIRENA”, Ulqin-Mali i Zi - Qendra “HANDIKOS”, Pejë-Kosovë - Qendra edukim, rehabilitim “ERA”, Preshevë - Qendra “Kalliri i Mirësisë”, Shkup-Maqedoni e Veriut - “Shoqata e Jetimëve”, Lezhë-Shqipëri.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar falënderon RTV ALBSE dhe Shoqatën Kulturore “MESHARI” në Suedi, Shoqatën “SKANDERBEG” në Itali, Shoqatën Kulturore “SHQIPONJA” në Gjermani dhe Shoqatën “SWISS ALBANIA EVENT” në Zvicër, për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në realizimin e aksionit tonë!

Ky aksion mbështet nga televizioni “ALBSE” dhe do të jetë i hapur një muaj, nga data 20 nëntor, deri më datën 20 dhjetor.

Numrat e llogarive të vëna në dispozicion janë llogaritë e degëve të LEASH dhe të shoqatave mbështetëse.

- Lobi Shqiptar IBAN: NO65 1506 37 56072 (NORVEGJI) - ALEAAS IBAN: CH92 0900 0000 1548 6723 5 (ZVICËR) - SHQIPONJA IBAN: DE32 6225 0030 0002 1834 99 (GJERMANI) - MESHARI Konto numër : 8214-9.944 233 705-2 (SUEDI) Bank giro 738-4092 & Swish 1232272482 - SKANDERBEG IBAN: it70x0311169670000000004498 (ITALI)

Të gjithë së bashku do të mundemi t’u dhurojmë një buzëqeshje fëmijëve!

Me urimin, besimin dhe shpresën se kjo nismë do të kthehet në traditë, ftojmë të gjithë shqiptarët të ndihmojnë sado pak në realizimin me sukses të saj!

Me respekt Presidentja e LEASH Brikena Qama Adresa: str. Marnis 59, Metaksourgeio, Athinë-Greqi Mail: lobi.presidenca@gmail.com Tel: 0030 6984852366.

auto 126205202 4098421510173504 3150240664663167144 n1605812034