LAJMI I FUNDIT:

Llumnica kritikon institucionet: Ne nuk prodhojmë rrena dhe as nuk marrim taksat e qytetarëve

Llumnica kritikon institucionet: Ne nuk prodhojmë rrena dhe as nuk marrim taksat e qytetarëve

Nënkryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica ka kritikuar përfshirjen e punëtorëve të kësaj korporate në Ligjin për Paga.

Llumnica nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përfshirja në këtë ligj, rrezikon ta cungojë vullnetin e punëtorëve.

“President, Kryeministër, Kryeparlamentar, Deputetët, Ministra, Bord i KEK-ut, Menaxhment i KEK-ut hapni sytë mirë sepse se nëse cungohet e drejta e të ardhurave tona do të cungohet edhe vullneti për punën e që nënkupton prodhim jo stabil me energji elektrike në vend, që nënkupton se Qeveria mund të mos përfitojë dhjetëra miliona € në vit si i ka deri më tani”, ka shkruar Llumnica.


Postimi i plotë:

Që nga paslufta e deri më tani të gjitha ndërmarrjet publike janë shkatërruar, gjoja se po bëjnë privatizimin e tyre, por ka ndodhur e kundërta është bërë Pasivizimi i tyre, sepse nuk kanë zgjedhur as kriter për Privatizim dhe as bazë për ndërmarrësi që të janë në mënyrë të rregullt dhe pa dëme për punëtorët.

E njëjta ndodhë sot me ndërmarrjet publike me politikat degraduese dhe shkatërruese siç ishte më kompaninë me profitabile dikur PTT-në e tani në prag të kapitullimit si dhe tani kanë filluar të mbisundojnë me KEK-un e KOSTT-in duke futur në ligjin për paga dhe duke cunguar Prodhimin me Energji elektrike.

Dikush mund të thotë se qysh me cunguar Prodhimin, çka lidhet ligji i Pagave me prodhimin?

Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)
Lexo po ashtu Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)

Arsyeja është sepse ne kur po funksionojmë si shoqëri Aksionere punëtorët tonë angazhohen maksimalisht duke mos kursyer asgjë në mënyrë që të jetë prodhimi i energjisë elektrike në nivelin më të lartë të mundshëm, me qëllim të arritjes së sukseseve financiare dhe ngritjen e standarteve të tyre dhe nga ky Prodhim sot buxheti i Kosovës përfiton rreth 30milionë € në vit.

Kurse tani kur jemi në ligjin për paga cila është arsyeja që punëtorët të sfidojnë për punën e tyre pasi ju cungohet e drejta e të ardhurave të tyre, pse punëtorët e KEK-ut të bejnë intervenime përveç ditës së punës edhe në mes të natës vetëm për të ruajtur stabilitetin me prodhim të energjisë elektrike.

President, Kryeminister, Kryeparlamentar, Deputetët, Ministra, Bord i KEK-ut, Menaxhment i KEK-ut hapni syt mirë sepse se nese cungohet e drejta e të ardhurave tona do të cungohet edhe vullneti për punën e që nënkupton prodhim jo stabil me energji elektrike në Vënd, që nënkupton se Qeveria mund të mos përfitojë dhjetra miliona € në vit siq i ka deri më tani.

Të ndëruar punëmarrës të KEK-ut keta deputetët në kuvendin e Republikës së Kosovës kanë pagë 1912€ pa i llogaritur meditjet e benificione tjera e kur dihet se në çfarë mënyre kanë hyrë deputetët, dhe ka shumë prej tyre që nuk dinë as ligjin me komentuar, kurse ne Korporata Energjetike e Kosovës nuk prodhojmë RRENA e as nuk marrim taksat e qytetarëve të Kosovës por prodhojmë Energji Elektrike dhe po dojnë me na kufizuar me koeficientin 1 deri 7 që i bie nga 239€ deri 1673€.

Me respekt N.Llumnica

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori