Lloga: Na nevojitet regjistër i diplomave që të mos ketë keqpërdorime dhe korrupsion në arsimin e lartë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në diskutimin e tij në panelin me temën “Korrupsioni në Arsimin e Lartë”, tha se perceptimet e larta për korrupsionin në arsimin e lartë janë të disfatshme. Korrupsioni në institucionet e arsimit të lartë, i shkatërron vlerat shoqërore, përmes pasigurisë në zbatimin dhe konsistencës së standardeve dhe dobësimit të institucioneve, e që në fund manifestohet në rënien e cilësisë së jetës.
Format e korrupsionit në arsimin e lartë mund të jenë të ndryshme, nga ryshfeti aktiv dhe pasiv, deri te tregtia me ndikim, abuzimet në prokurimet publike, procedurat e përzgjedhjes, punësimi dhe avancimi, akreditimi, si dhe praktikat e nepotizmit dhe kronizmit.
Ministri Lloga porositi që Komuniteti Akademik, vetë t`i pastrojë radhët e tij dhe të ruajë integritetin dhe reputacionin e tij dhe se na nevojitet regjistër i diplomave që të mos ketë keqpërdorime dhe korrupsion në arsimin e lartë.
Në evidencën e lëndëve karakteristike të rasteve të korrupsionit, është edhe rasti i “Erasmus”, një rast që nuk guxojmë të lejojmë të përsëritet.
Në një hulumtim të kryer në vitin 2022, për një raport të publikuar nga OSBE-ja, nga hulumtimi i perceptimit të formave gjinore të korrupsionit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 84% e studentëve të përfshirë në hulumtim, konsiderojnë se korrupsioni është problem në arsimin e lartë në vendin tonë, ndërsa gjashtë nga dhjetë studentë të përfshirë në hulumtim, korrupsionin e vlerësojnë si problem të madh.
Si nxitës kryesor i korrupsionit në arsimin e lartë, veçohet kuadri mësimor-shkencor (profesorë, docentë, asistentë).
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, inicion dhe shpreh mbështetjen për zbatimin e aktiviteteve përkatëse për zhvillimin e programeve arsimore publike sistematike dhe kombëtare për arsimin e lartë, të cilat do të kontribuojnë në jo tolerancën ndaj korrupsionit. /Telergafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit