Llapi dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 14:00.


Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve dhe synon t’i kthehet fitores për t’i ikur zonës së e rrëzon nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit ka tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para të pranverës, kështu që synon rezultatin e ardhshëm pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Emini, Useini, Rama; Vokrri, Musolli, Ramadani, Blakçori; Baftiu; Veliu, Tahiri;

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Mesa, Bejtulai, Ovouka; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Salifu, Selmani; Manaj;

/Telegrafi/

telegrafi sport app