Llapi dhe Malisheva është dueli i fundit në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Dy skuadrat kanë objektiv të madh Kupën dhe pritet një ndeshje e zjarrtë në stadiumin 'Zahir Pajaziti'.


Llapi e ka vetëm Kupën e Kosovës si biletë për daljen në Evropë pasi në kampionat ka mbetur shumë mbrapa.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet në pozitën e katërt por kërkon që të triumfojë edhe në Kupën e Kosovës.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Bllaca, Mulalic,Idrizi, Ajvazi, Blakcori,Aliu,Musolli, Ramadani,Sadriu, H. Hyseni, M.Hyseni.

Malisheva: Avdyli, Pira, Vitija,Opeh, Xhaka,Veliu,Ndjigi II,Brruti,Aliu,Diatta,Zeka. /Telegrafi/

telegrafi sport app