Liverpooli ka konfirmuar se ka nënshkruar me sulmuesin uruguaian, Darwin Nunez.

Futbollisti 22 vjeçar arrin te klubi anglez nga Benfica, ku ka luajtur nga viti 2020.


“Me kënaqësi ju njoftojmë për transferimin e Darwin Nunez nga Benfica, me kusht që të jepet me sukses një leje pune dhe leje ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e Liverpoolit në rrjetet sociale.

Njëherësh është bërë i ditur edhe numri që do të bartë transferi i ri në Anfield – ai do ta ketë në fanellë numrin 27-të.

Nunez e nisi karrierën në vendlindje në klube, si La Luz, San Miguel de Artigas e Penarol. Te klubi i fundit debutoi edhe për ekipin e parë.

Almeria ishte klubi i parë evropian për futbollistin ofensiv, ku luajti në vitet 2019-2020, për të vazhduar te Benfica (2020-2022) dhe nga Portugalia shkoi në Angli te Liverpooli. /Telegrafi/

telegrafi sport app