Mediat kroate raportojnë se Liverpooli po e ndjek me vëmendje Dominik Thaqin në SuperSport HNL, një talent me rritje të madhe muajt e fundit.

Në derbin e Adriatikut midis Rijekës dhe Hajdukut në Rujevicë, përfaqësuesit e klubit anglez dyshohet se kanë parë katër lojtarë, dy nga secila skuadër, nga tribunat e stadiumit.


Rijeka e mposhti bindshëm Hajdukun 5-0, me Toni Frukun në plan të parë, i cili shënoi tre gola në pjesën e parë dhe praktikisht vendosi fituesin e ndeshjes.

Fruk është një nga lojtarët nën vëmendjen e skautëve të Liverpoolit, me vlerë aktuale prej 9 milionë eurosh sipas Transfermarkt.

Megjithatë, në listat e tyre ishte edhe Dominik Thaqi, sulmuesi 18 vjeçar i Rijekës. Ai nuk luajti asnjë minutë në këtë derbi, por ka bërë gjashtë paraqitje në SuperSport HNL dhe në ndeshjet evropiane këtë sezon, shkruan Index.hr.

Vlera e tij ende nuk është përcaktuar nga Transfermarkt, por konsiderohet talent i madh dhe se ka bisedime që t'i bashkohet Kosovës.


Nga ana tjetër, skautët e Liverpoolit vëzhguan edhe Rokas Pukstas, lojtari më i vlefshëm i Hajdukut me vlerë 5 milionë euro, dhe mbrojtësin e ri Branimir Mlacic, me vlerë rreth 800 mijë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app