LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli rivalizon Arsenalin për Kenedyn

Liverpooli rivalizon Arsenalin për Kenedyn
Kenedy (Getty Images)

Liverpooli po vështron me vëmendje sulmuesin e talentuar të Chelseat, Kenedy, për afatin kalimtar veror.

Reds po përjetojnë një sezon të mirë, me arritjen në finale të Ligës së Kampionëve dhe vendin e tretë në Ligën Premier.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri Jurgen Klopp nuk duan të ndalen dhe po mendojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.


Liverpooli kontakton portierin e Barcelonës, Cillessen
Lexo po ashtu Liverpooli kontakton portierin e Barcelonës, Cillessen

Sipas mediumit britanik The Evening Chronicle, Liverpooli është në garë për talentin brazilian të Chelseat, Kenedy.

Kenedy është lojtar nën pronësinë e Chelseat (Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuese brazilian ka shkëlqyer duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit në huazim tek anglezët e Newcastle.

Newcastle po shpreson ta mbajë atë në baza të përhershme, por përballet me një luftë për nënshkrimin e tij me interesin e madh që vjen nga vendet e para në renditje.

Pesë lojtarët e Chelseat që nga vera do të kërkojnë një vend në skuadër pas shkëlqimit në huazim
Lexo po ashtu Pesë lojtarët e Chelseat që nga vera do të kërkojnë një vend në skuadër pas shkëlqimit në huazim

Liverpooli është një nga emrat e listuar të ekipeve, së bashku me Arsenalin, që gjithashtu i dëshiron shërbimet e tij.

Kenedy është vlerësuar me rreth 20 milionë funte apo rreth 23 milionë euro nga Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori