LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli rihap bisedimet me RB Leipzigun, dëshiron Keitan gjatë janarit

Liverpooli rihap bisedimet me RB Leipzigun, dëshiron Keitan gjatë janarit

Liverpooli ka zhvilluar bisedime me skuadrën gjermane, RB Leipzig lidhur me sjelljen e Naby Keita në Angli këtë muaj, pra gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reds kanë rënë dakord për një kontratë prej 57 milionë funtesh me klubin e Bundesligës për të nënshkruar me mesfushorin nga Guinea.

Megjithatë, marrëveshje e nënshkruar në verën e vitit 2017 përfshinte transferimin e Keitas në Anfield gjatë verës së vitit 2018.


Zyrtare: Naby Keita lojtar i Liverpoolit
Lexo po ashtu Zyrtare: Naby Keita lojtar i Liverpoolit

Por, pas largimit prej 160 milionë eurosh të Philippe Coutinho në Barcelonë më parë këtë javë, Liverpooli dëshiron të shpejtoj ardhjen e Keitas.

Keita njihet si mesfushor energjik, krijues i mirë, por edhe shënues (Getty Images) 

Sipas mediumit anglez Daily Star, është trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili dëshiron të marrë Keita menjëherë në skuadër për të mbuluar zbrazëtinë e krijuar.

Hierarkia e Liverpoolit iu është drejtuar Leipzigit për sigurimin e një marrëveshjeje të re që mund të sjellë lojtarin në Merseyside këtë muaj.

Mane i lumtur që Keita do t’i bashkohet te Liverpooli
Lexo po ashtu Mane i lumtur që Keita do t’i bashkohet te Liverpooli

Ata janë të vetëdijshëm se do të duhet t’i ofrojnë skuadrës gjermane më shumë para – dhe ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

Liverpooli shpreson se një marrëveshje e re do të arrihet deri në mbylljen e afatit dhe Keita do të bëhet “i kuq” gjatë këtij muaji. /Telegrafi/