Frenkie de Jong është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, por klubi katalunas po dëshiron shitjen e tij.

Mesfushori holandez bëri të qartë se gjatë verës kishte shumë presion nga klubi të pranojë largimin, pasi Barcelona kishte arritur një marrëveshje për shitjen e tij te Manchester United.


Por duke parë këtë edicion nuk po preferohet shumë nga Xavi Hernandez, mesfushori holandez mund të pranojë largimin në janar.

Frenkie de Jong 1

Liverpooli është skuadra tjetër angleze që është futur në garë për transferimin e mesfushorit qendror.

Sipas mediave angleze, The Reds janë gati t'i përmbushin kërkesat e Barcelonës me një ofertë prej 80 milionë euro për De Jong.

Frenkie de Jong

Gjithsesi afrimi i tij nuk është aspak i lehtë, pasi konkurrenca është shumë e madhe dhe holandezi ka një pagë prej 18 milionë eurove neto në sezon.

Në garë për holandezin janë edhe Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app