Liverpooli duke se i ka nxjerr punë vetës për shtyrjen e ndeshjes ndaj Arsenalit në kuadër të EFL Cup.

Sipas asaj që raporton gazetari Simon Hughes, The Reds kishin bërë kërkesë te autoritetet e futbollit anglez që ky takim të shtyhej shkaku i rasteve me COVID-19.


Mirëpo, bëhet e ditur se Liverpooli mund ta pësoj keq, pasi në gjetjet e bëra, ata kishin vetëm një rast me coronavirus.

liverpool 1

Kështu, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp mund të eliminohet nga gara dhe të gjobitet me të holla.

Në anën tjetër, Arsenali do të merrte një fitore me rezultat zyrtar 3-0, për të kaluar në rrethin tjetër të garës që ndryshe njihet si Carabao Cup.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli ka gënjyer në raport dhe qëllimisht e ka shtyrë ndeshjen. /Telegrafi/

telegrafi sport app