Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Liverpoolit.

Sipas mediumit italian Libero, Reds janë të interesuar të arrijnë një marrëveshje për kroatin Brozovic.


28-vjeçari ka qenë në San Siro që nga viti 2016 dhe ka pasur zëra se Interi ka hapur bisedimet për një marrëveshje të re me kroatin.

Marrëveshja e tanishme e Brozovicit thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe ai i ka të mbetur pak më shumë se dy vjet në kontratë.

brozo 1 e1581493959175

Thuhet se Liverpooli do të jetë i gatshëm të përmbushë mundësinë për ta sjellë atë në Anfield sezonin e ardhshëm duke e paguar këtë klauzolë.

Në anën tjetër, Interi thuhet se po monitoron situatën e Georgino Wjnaldum, i cili gjithashtu është në bisedime për një marrëveshje të re me Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app