LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mbanë gjallë shpresat për titull me fitoren minimale ndaj Newcastles

Liverpooli mbanë gjallë shpresat për titull me fitoren minimale ndaj Newcastles

Liverpooli ka triumfuar në udhëtim te Newcastle United me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 19-të minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi përmes Naby Keitas, që u asistua nga Diogo Jota.

Më pas, The Magpies shënuan nëpërmjet Miguel Almiron (39′), mirëpo ajo u anulua për pozicion jashtë loje.


Jota e Sadio Mane lëshuan më pas shanse ta arta shënimi, duke shkuar kështu në pushimin mes pjesëve me epërsi.

Në 45 minutat e dytë, sërish dominimin e kishte Liverpooli, që përsëri lëshoi mundësi të mira shënimi.

Jota lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 79-të, por Martin Dubravka bëri pritje fantastike.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp ia doli të mbajë këtë epërsi dhe mori tre pikë, për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë, por që duhet të pres duelin e Manchester Cityt me Leeds United.

Pas javës së 35-të, Liverpooli ka 82 pikë, dy më shumë se Citizens që kanë një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të ketë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/